Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania tregon për marrëveshjet që do të nënshkruhen në kuadër të Procesit të Berlinit

Jens Ploetner, këshilltar për politikat evropiane në Qeverinë gjermane, të martën në konferencë për media në lidhje me Samitin e Procesit të Berlinit, ka folur për rëndësinë që kancelari gjerman Olaf Scholz ia kushton Ballkanit Perëndimor.

Ploetner ka thënë se në punimet e samitit rëndësi do t’i kushtohet bashkëpunimit rajonal dhe tregut të përbashkët.

Sa i përket tregut, ai tha se kjo është një nga shtyllat e samitit në kuadër të Procesit të Berlinit, që adreson çështjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe transformimin e sektorit të energjisë.

Ai deklaroi se është shqetësim i kancelarit gjerman, zgjerimi i BE-së, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor dhe kërkon që kjo të arrihet me sukses.

“Që kjo të ketë sukses, ne besojmë se konfliktet duhet të zgjidhen. Mund të gjenden modele bashkëpunimi për të ardhmen”.

Edhe Scholz: Zhvillimi i Ballkanit Perëndimor dhe integrimi në BE është me rëndësi për ne Arbëri Scholz: Zhvillimi i Ballkanit Perëndimor dhe integrimi në BE është me rëndësi për ne

Ai e konfirmoi se lufta na Ukrainë ka shtuar urgjencën dhe rritur interesimin e Perëndimit që mospajtimeve në pjesë të tjera të Evropës, sikurse në Ballkanin Perëndimor, t’u jepet fund.

“Ne duhet të afrohemi së bashku dhe të sigurohemi gjithashtu se Ballkani Perëndimor bashkëpunon më ngushtë dhe afrohet më shumë me BE-në”, tha Ploetner.

Derisa foli për rëndësinë e samitit të Procesit të Berlinit, Plötner deklaroi se pas dy vjetëve negociata, të gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor do të nënshkruajë tri marrëveshje, e që do të sjellin përparim të vërtetë për njerëzit e rajonit.

“Njëra është marrëveshje e ndërsjellë për njohjen e letërnjoftimeve, pastaj ajo për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe e treta është një njohje reciproke e kualifikimeve profesionale”.

Plötner deklaroi se çështje tjetër e rëndësishme do të jetë edhe sektori i energjisë, që sipas tij, është për të gjitha vendet evropiane, një sfidë e veçantë.

“Sipas analizave tona, Ballkani Perëndimor përballet me një sfidë edhe më urgjente sesa pjesa tjetër e Evropës”.

Megjithatë, ai nuk la pa përmendur edhe dallimet e mëdha që janë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Edhe Nisma gjermane vlerësohet si shtysë përfarimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në Arbëri Nisma gjermane vlerësohet si shtysë përfarimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në

“Meqenëse bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, nuk do të habitet askush, se nuk ka vetëm harmoni, pasi shumë çështje mbesin të kontestuara ndërmjet shteteve”, tha Plötner.

“E përmend vetëm konfliktin e zjarrtë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e ku Gjermania e Franca, po përpiqen ta mbështesin emisarin special, Lajçak, pastaj ka situatë të vështirë në Bosnje-Hercegovinë, tani pas zgjedhjeve”, tha Plötner. “Besojmë se Procesi i Berlinit mund të japë e mund të gjenerojë vrull pozitiv, dhe se mund të ketë një efekt mbështetës në perspektivën e anëtarësimit në BE”.