Në qytetin gjerman në Wupertal një gjimnaz u ka ndaluar nxënësve myslimanë lutjet në shkollë. Ky nuk është rasti i parë që ky qytet, njëri ndër më të varfrit në Gjermani që u përball me sfidën e qëndrimit ndaj qytetarëve të besimit islam.
Shumë nxënës të gjimnazit “Johannes Rau” në fakt nëpër tualetet e shkollës kanë marrë abdes, janë falur në hapësirat e shkollës, duke iu lutur Allahut, çka e ka detyruar drejtorinë e shkollës që të ndalojë “lutjet provokative”, transmetojnë mediat gjermane.
E gjithë ngjarja ka përfshirë edhe autoritetet e rrethit në Duseldorf duke iu dhënë mbështetje organeve të shkollës dhe duke tentuar ta ndalojë “përshtypjet e gabuara”.
Artikuj të ngjashëm
-
Mësueses gjermane i ndalohet shamia në shkollë
-
Hidhet poshtë padia e nxënëses myslimane që kërkonte lejimin e ritualeve fetare në shkollë
-
Disa gjimnaze e akomodojnë orarin mësimor për t’iu përshtatur Ramazanit
-
Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Gjermani, pesë të lënduar
-
I mituri plagos me armë zjarri shokun e klasës në Gjermani