Një mësimdhënëseje gjermane të shkollës fillore, e cila donte ta mbante shaminë në klasë, i është ndaluar mbulesa, ka nxjerrë verdiktin të mërkurën një gjykatë e Berlinit. Vendimi është bazuar në politikën e neutralitetit që ndalon mbajtjen e veshjeve fetare nëpër institucione publike.
Ky është rasti i fundit në kundërthënien e madhe që po zhvillohet në Gjermani për shkak të veshjes fetare dhe sidomos asaj myslimane në vende publike, pas propozimit të liderëve të njohur konservativë që të ndalohen shamitë për nxënëset nën 14 vjeç nëpër shkollat gjermane.
“Fëmijët e shkollave fillore duhet të lihen jashtë ndikimit që mund të ushtrojnë simbolet fetare”, ka deklaruar zëdhënësi i gjykatës Martin Dressler. (Më gjerësisht sot në Koha Ditore)
-
Parlamenti austriak miraton ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla
-
Ndalesa e shamisë në shkolla është kundërkushtetuese, vendos gjykata austriake
-
Një gjykatë në Berlin vendos, s’bën mësuesese me perçe
-
Italia do të ndalojë shaminë në shkolla dhe do të kufizojë nxënësit e huaj nëpër klasa
-
Hapen shkollat në Austri, hyn në fuqi ndalimi i shamisë për nën 14 vjeçarët