Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjeneral Lushtaku pyet Thaçin, Blakajn, Lumezin e Hoxhën pse emri i tij është në aktakuzë

Njëri nga ish komandantët e UÇK-së, Nuredin Lushtaku përmes një letre publike, u është drejtuar presidentit Thaçi, kryeprokurorit Lumezi, prokurorit Hoxha dhe prokurorit Blakaj, për të mësuar arsyen se pse ai është në aktakuzë për listat e veteranëve të luftës.

“A mundeni të më jepni një sqarim publik përse unë ndodhem në aktakuzë, për shkak se unë kam marrë pjesë në vetëm një mbledhje të Komisionit Qeveritare për Verifikimin e Veteranëve, nga njëzet e nëntë (29) mbledhje sa janë mbajtur gjithsejtë, që ka qenë mbledhja nr.26, e në të cilën nuk kemi aprovuar asgjë. Ndërsa, në diskutim në atë mbledhje ka qenë e ashtu quajtura Brigada “Hasan Prishtina” për të cilën unë kam deklaruar se nuk ka ekzistuar gjatë luftës dhe nuk kam pranuar që ajo të aprovohet, për çka ekzistojnë dëshmitë e deklarimit tim (te cilën i’a bashkangjes këtij reagimi)”, ka shkruar Lushtaku.

Postimi i plotë i Lushtakut në Facebook:

Të nderuar qytetarë, Të nderuar bashkëluftëtarë, I nderuar ish prokuror Blakaj, I nderuar prokuror Hoxha, I nderuar kryeprokuror Lumezi, I nderuar president Thaçi,

A mundeni të më jepni një sqarim publik përse unë ndodhem në aktakuzë, për shkak se unë kam marrë pjesë në vetëm një mbledhje të Komisionit Qeveritare për Verifikimin e Veteranëve, nga njëzet e nëntë (29) mbledhje sa janë mbajtur gjithsejtë, që ka qenë mbledhja nr.26, e në të cilën nuk kemi aprovuar asgjë. Ndërsa, në diskutim në atë mbledhje ka qenë e ashtu quajtura Brigada “Hasan Prishtina” për të cilën unë kam deklaruar se nuk ka ekzistuar gjatë luftës dhe nuk kam pranuar që ajo të aprovohet, për çka ekzistojnë dëshmitë e deklarimit tim (te cilën i’a bashkangjes këtij reagimi).

Edhe Lushtaku: Për Brigadën “Hasan Prishtina” dëgjova më 2014 – “themeluesit” e saj mund ta kenë kërcënuar Prokurorin Blakaj Arbëri Lushtaku: Për Brigadën “Hasan Prishtina” dëgjova më 2014 – “themeluesit” e saj mund ta kenë kërcënuar Prokurorin Blakaj

Pra, unë kam marrë pjesë në vetëm një mbledhje nga njëzet e nëntë (29) sa janë mbajtur gjithsejtë, në të cilën kam zëvendësuar Sami Lushtakun, ish Komandantin e ZO të Drenicës,

Sipas procesverbaleve të marrura nga shkresat e prokurorisë në te gjitha mbledhjet e Komisionit Qeveritar Për Verifikimin e Veteranëve pjesëmarrja në mbledhje është kjo:

1. Hashim Thaqi (ish Kryeminister) – ka marrë pjesë në 4 takime

2. Azem Syla ( SHP UÇK) – ka marrë pjesë në 2 takime

3. Agim Çeku (SH.P.UÇK) – ka marrë pjesë në 24 takime

4. Sami Lushtaku (ZO Drenicës) – ka marrë pjesë në 11 takime

5. Sadik Halitjaha (ZOP) – ka marrë pjesë në 28 takime

6. Shkumbin Demalijaj (ZOD) -– ka marrë pjesë në 25 takime

7. Qelë Gashi (ZOLL) – ka marrë pjesë në 27 takime

8. Rrahman Rama (ZOSH) – ka marrë pjesë në 17 takime

9. Shukri Buja (ZON) – ka marrë pjesë në 13 takime

10. Ahmet Daku (ZOK) – ka marrë pjesë në 22 takime

11. Avdi Raci (SH.P.TMK) – ka marrë pjesë në 18 takime

12. Muharrem Xhemajli (OVL-UÇK) – ka marrë pjesë në 15 takime

13. Fadil Shurdha (OIL - UÇK) – ka marrë pjesë në 26 takime

14. Xhavit Jashari (OFD-UÇK) – ka marrë pjesë në 27 takime

Edhe Të akuzuarit në rastin “Veteranët” ia hedhin përgjegjësinë zinxhirit komandues Arbëri Të akuzuarit në rastin “Veteranët” ia hedhin përgjegjësinë zinxhirit komandues

15. Rrustem Berisha (ish MINISTER I MBROJTJES) – ka marrë pjesë në 25 takime

16. Fadil Racaj (MPMS) – ka marrë pjesë në 8 takime

17. Faik Fazliu (ZKM-OVL-UCK) – ka marrë pjesë 27 takime

18. Jahir Demaku (FSK) – ka marrë pjesë në 8 takime

19. Smajl Elezi (OVL UÇK) – ka marrë pjesë në 11 takime

20. Shemsi Syla (ZOK) – ka marrë pjesë në 1 takim

21. Emin Musa (ZOSH) – ka marrë pjesë në 1 takim

22. Faton Klinaku (OVL UÇK) – ka marrë pjesë në 1 takim

23. Hysni Gucati (OVL-UCK) – ka marrë pjesë në 1 takim

24. Nuredin Lushtaku (ZO Drenicës) – ka marrë pjesë në 1 takim

Atëherë pyes publikisht: ku është drejtësia këtu, ku është barazia para ligjit?

Për cilën shkelje ligjore më keni futur në këtë proces? Nëse është për pjesëmarrje në Komision Qeveritar siç janë pretendimet e Prokurorisë, nga të gjithë pjesëmarrësit unë kam marrë më së paku pjesë në mbledhje, pra vetëm një herë. Logjikisht dhe juridikisht kam pas përgjegjësinë më të vogël ose thënë më mirë, nuk kam pasur kurrfarë përgjegjësie në Komision Qeveritar.

Nuk dua të keqkuptohem, sepse të gjithë janë dijeni se kam deklaruar publikisht që kam nënshkruar Listën e ushtarëve të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” dhe për këtë jam i gatshëm të përgjigjem në çdo kohë. Por nga prokuroria nuk po më kërkohet përgjegjësi për këtë, por për pjesëmarrje në Komisionin Qeveritar, në mbledhjen e të cilit me rastin e pjesëmarrjes time nuk është marrë asnjë vendim.

Këtë reagim e bëra pasi që kam marrë shkresat e lëndës së "hetimeve" dhe "aktakuzës", a po marrisë së "drejtësisë" tonë!

Për hir të së drejtës dhe transparencës së plotë dhe për ta kuptuar çdo qytetarë procesin në Komisionin Qeveritarë, këtij reagimi po ia bashkëngjiti edhe të gjitha procesverbalet nga njëzet e nëntë (29) takimet e mbajtura. Gjithashtu, nëse është e nevojshme do t’i publikoj edhe transkriptet e këtyre takimeve, në mënyrë që qytetarët ta kuptojnë drejtë të vërtetën në procesin e verifikimit të veteranëve dhe t’i dinë përgjegjësit për shtimin e numrit te tyre, për çka ju garantoj se unë nuk kam kurrfarë përgjegjësie.

Unë jam plotësisht i pafajshëm, gjë që do të dëshmohet në gjykatë, mirëpo tashmë veçse më është shkaktuar dëm në aspektin personal e familjar. Kjo aktakuzë është ngritur pa fakte (me ‘fakte’ të montuara) dhe me qëllime të këqija, për të më dëmtuar për shkak të qëndrimeve të mia të palëkundura, për të cilat asnjëherë në jetën time nuk kam bërë kompromise.

Edhe Mungon Nuredin Lushtaku, shtyhet gjykimi në rastin “Veteranët” Arbëri Mungon Nuredin Lushtaku, shtyhet gjykimi në rastin “Veteranët”

Sinqerisht,

Gjeneral Nuredin Lushtaku