Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjendet municion në vendin ku po kryhen gërmimet për varr masiv

VARRI - MASIV - Zubin - Potok

Foto: Lokacioni ku gjendet varri masiv në Kalludër të Vogël

Foto: Associated Press

Është gjendur municion që u takonte forcave serbe në vendin ku po kryhen gërmimet për mbetjet mortore në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin-Potokut, ka raportuar televizioni publik të premten në mbrëmje.

Tash e katër ditë në këtë fshat po kryhen gërmime nën dyshimin për varrezë masive. Aty janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin kohës së luftës.

Në këtë vend dyshohet të jenë varrosur trupat e 23 civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.