Gjithsej 10 persona që ishin zënë nga orteku të dielën pranë fshatrave malore Lech dhe Zurs në Austri, janë gjetur të gjallë, raportoi të hënën Agjencia Austriake e Shtypit (APA).
Katër nga ta kanë mbetur të lënduar, përfshirë njërin në gjendje të rëndë.
Siç bëhet e ditur, pastrimi përfundimtar i zonës do të bëhet gjatë së hënës.
Punonjësit e shpëtimit fillimisht kanë pasur dyshime se 10 persona ishin zhdukur në ortek, bazuar në një video nga një person që po skijonte, e cila u bë pak para se të ndodhte orteku.
Videoja dukej se tregonte rreth 10 skiatorë të tjerë në rrugën e ortekut, por përfundoi përpara se të zbulonte se çfarë ndodhi me skiatorët.
Të gjithë skiatorët që shfaqeshin në video, llogariteshin të humbur në ortek, ndërsa tani janë gjetur nga ekipet e shpëtimit.