Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e ortekëve të rënë gjatë dy ditëve tragjike në Austri.
Një person vdiq dhe katër të tjerë mbetën të lënduar nga një ortek në perëndim të Austrisë gjatë së shtunës, ka njoftuar policia.
Vdekja e tij erdhi vetëm një ditë pasi dy ortekë të tjerë mbytën gjashtë skiatorë dhe një udhërrëfyes malor afër Spiss në kufirin me Zvicrën.
Katër nga skiatorët ishin suedezë, ndërsa dy skiatorë të tjerë dhe udhërrëfyesi ishin vendas, raporton Mirror.
Shërbimet e urgjencës gjetën trupat e dy skiatorëve austriakë, një gruaje 61 vjeç dhe një burrë 60 vjeç, në orën 00:40 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa pesë viktimat tjera, u goditën nga orteku të premten.