Mbetje mortore janë gjetur të premten në një lokacion të ri në Vushtrri. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se ka mundësi që mbetjet të jenë të një personi nga lista e personave të zhdukur.
Komisioni po pret identifikimin e mbetjeve pas pranimit të raportit të ADN-së nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
“Sot, gjatë gërmimeve të realizuara në një lokacion të ri në Vushtrri, janë gjetur mbetje mortore që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur. Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata 'Martirët e Lirisë' nga Vushtrria”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës
-
Në varrezat në Mitrovicë të Veriut gjenden mbetje mortore, mund të jenë të viktimave të luftës
-
Në varrezat e Hajvalisë gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë
-
Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin-Potok