Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Gjakovë, jashtë rrezikut për jetë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën "Pashko Vasa" në Gjakovë, përveç dëmeve materiale janë lënduar edhe 2 persona.

Gjendja e personave të lënduar sipas shefit të Emergjencës në Spitalin Rajonal "Isa Grezda" në Gjakovë, Jeton Vorfit, nuk është e rëndë.

"Dy prej tyre kanë patur frakturë të dorës dhe janë pranuar në ortopedi, dy të tjerë kishin lëndime të lehta dhe do të observohen në kirurgji për 24 orë, ndërsa 2 të tjerë janë liruar tashmë nga spitali", ka bërë me dije për KOHËN, Vorfi.

"Përndryshe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë", ka njoftuar ai.

Policia ka raportuar sot se në aksidentin e mbrëmshëm ishin të përfshira dy automjete civile me ngasës meshkuj kosovarë.

Legjenda: Pamje nga aksidenti i mbrëmshëm në Gjakovë