Arbëri

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë raste të reja me COVID-19 nga testimi i 131 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës nuk ka raportuar për ndonjë rast me fatalitet. Ndërkohë janë shëruar 72 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 241.

Nuk është raportuar për ndonjë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit.