Në dalje të Deçanit për në Gjakovë, të premten, është përuruar nisja e punimeve për zgjerimin e rrugës kryesore të Deçanit, që shtrihet në segmentet rrugore të rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Luan Haradinaj”, shkruan sot Koha Ditore.
Me këtë projekt parashihet ndërtimi i rrugës me dy korsi, që kalon nëpër qytet, prej “Urës së Demës” nga drejtimi i Pejës në hyrje të Deçanit, e deri përtej fshatit Cerrabreg, në dalje të Deçanit në drejtim të Gjakovës. Gjithsej janë rreth 4 kilometra gjatësi, dhe përveç zgjerimit të rrugës, ky projekt parasheh ndërtimin e parkingjeve përgjatë rrugës, katër rrethrrotullime rrugore, trotuare, ndërtimi nën rrugë i sistemit të kanalizimit e ujësjellësit, ndriçimi i rrugës, një shteg gjelbërues dhe kanalet atmosferike.
Projekti në vlerë prej 5 milionë e 884 mijë eurosh do të bashkë financohet nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Infrastrukturës....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës kryesore të Deçanit
-
650 mijë euro për zgjerimin e rrugës kryesore të Deçanit
-
500 milionë euro kushton projekti alternativ i Qeverisë Kurti, për autostradën e Dukagjinit
-
Nis zgjerimi i rrugës kryesore në Deçan
-
Filloi puna në zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë