Një pjesë e zonës së Malit të Robit në Kavajë ka mbetur pa energji elektrike dhe shkak për këtë është një gjarpër në një kabinë elektrike. Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë, transmeton tch.
Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit. Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra.
Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.
Artikuj të ngjashëm
-
Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës
-
Disa nga zonat e prekura nga vërshimet, pa rrymë
-
Zjarret e mëdha lënë disa qytete pa rrymë
-
Sërish telashe me rrymë në ndeshjen Floriana – Drita
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta