Një person nga fshati Abri e Poshtme e Skenderajt e ka njoftuar policinë se i ka ngordhur një lopë, si pasojë e kontaktit me një tel të rrymës që kishte rënë në tokë.
Sipas njoftimit të policisë të premten, në vendngjarje ka dalë edhe KEDS-i për veprimet e mëtutjeshme.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se, si pasojë e kontaktit me një tel të rrymës që kishte rënë në tokë i kishte ngordhur një lopë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe njësia e KEDS-it të cilët kanë marrë veprimet e nevojshme sipas kompetencës. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Vdiq një person në Llaushë të Skenderajt, dyshohet se humbi jetën nga zjarri
-
Vdiq një person pas kontaktit me rrymën
-
Vdiq një person pasi ra në kontakt me rrymën
-
Ngrihet aktakuzë ndaj KEDS-it për vdekjen e punëtorit nga rryma më 2023