Në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë, të dielën në mbrëmje para lapidarit "Shokët e Lirisë" në Gjakovë janë ndezur qirinj nga qytetarë dhe aktivistë të shumtë.
Në këtë aktivitet që u organizua nga Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur" dhe u përkrah nga shoqatat lokale "Krimet e Luftës - Gjakova 98'-99'" dhe "Thirrjet e Nënave", mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Ky i fundit, mes tjerash, ka thënë së ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit nuk duhet harruar asnjë herë, por përkundrazi duhet të kujtohet e të gjitha viktimat duhet të nderohen sa herë që të jetë e mundur. /ksp
Artikuj të ngjashëm
-
“Ne nuk harrojmë” – më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë
-
Qirinj në kujtim të 66 viktimave të femicidit në Kosovë
-
Fëmijët e vrarë gjatë luftës përkujtohen me ndezjen e 1133 qirinjve
-
Ndizen qirinj për të masakruarit në Reçak