Profesori universitar, Gëzim Qerimi, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka thënë se e vlerëson përvojën profesionale dhe angazhimin në fushën e sigurisë dhe mbrotjes.
“Në ekipin tonë e mirëpritëm Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka deklaruar Hamza.
Kreu i PDK-së ka theksuar edhe kontributin akademik dhe publik të profesorit Qerimi.
“Përveç përvojës profesionale, profesori Gëzim Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor.”
Gëzim Qerimi aderon në PDK, Hamza: Ka mbi 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë
-
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
-
Hamza prezanton zotimet për arsimin: Digjitalizim dhe Fond të Bursave në vlerë prej 30 milionë eurosh
-
Hamza: Sigurime shëndetësore, barna falas e shërbime cilësore
-
Hamza: Mësuesit meritojnë paga më të larta, dinjitet dhe vlerësim të merituar
-
Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputet