Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se shumë shpejt do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim e mirat projektligji për shërbim të jashtëm.
Kjo çështje është ngritur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka drejtuar kritika për vonesë në sjelljen e këtij projektligji në Kuvend.
“Kur do ta sjellësh ligjin për shërbim të jashtëm në këtë Kuvend, pasi që je duke e shtyrë që nga muaji qershor i vitit 2021”, ka pyetur deputetja e PDK-së.
Por sipas ministres, i njëjti do të dërgohet së shpejti në qeveri dhe do të pasohet me shqyrtim dhe miratim në Kuvend.
“Ligj për shërbimin e jashtëm do të vjen në Kuvend shumë shpejtë, tani që dje në mbledhjen e fundit të qeverisë kemi aprovuar projektligjin për shërbyesit civil, ligji për shërbimin e jashtëm është në fazën e tij finale dhe shumë shpejtë do ti vjen qeverisë dhe pastaj kuvendit për shqyrtim dhe miratim”, ka thënë Gërvalla./KSP
-
Gërvalla: Është bërë progres në shërbimin e jashtëm të Kosovës
-
Gërvalla i mohon pretendimet për ndikim politik në avancimin e diplomatëve
-
Gërvalla: Kosova do të shënojë një prej rekordeve për anëtarësim të shpejtë në Këshill të Evropës
-
Gërvalla: Të emëruarit jashtëligjshëm në ambasada e konsullata do të kthehen në Kosovë
-
Gërvalla apel publik deputetëve të LDK-së: Mos u bëni me bllokuesit