Akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese gjatë së dielës, ka hedhur edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.
Sipas Gërvallës, bllokadës institucionale “vulën” ia dha Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme pas kërkesës së Listës Serbe.
“Jemi përballur gjatë ditëve të fundit me një bllokadë të jashtëzakonshme institucionale, të cilës vulën ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme me kërkesën e Listës Serbe. Jemi përballur me një opozitë që nuk është e gatshme ta pranojë rezultatin e 9 shkurtit 2025... Prandaj ftojmë Gjykatën Kushtetuese dhe partitë tjera opozitare që të heqin dorë nga bllokada e panevojshme dhe të formohet qeveria”, deklaroi Gërvalla gjatë prezantimit të kandidatëve të Listës Guxo për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, raporton kosovapress.
Paraditen e së dielës, akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese hodhi edhe kryeminsitri në detyrë Albin Kurti. Sipas tij, Kushtetuesja po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.
-
Gërvalla për presidentin: Opozita do të bënte mirë të mos vendoste kushte
-
Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
-
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxituar
-
Kokëfortësia politike që paralizoi institucionet shtetërore e zgjedhjet që premtuan zhbllokimin
-
Rrustemi: Aktgjykimi i Kushtetueses i dha të drejtë Listës Serbe ta bllokojë Kuvendin