Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Kosova u përball me agresion të hapur nga Serbia, presim qëndrim të qartë nga BE-ja

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se pret nga Bashkimi Evropian një qëndrim të qartë s ai përket sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Në sulmin në Banjskë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Gërvalla ka folur para takimit të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me ministrat e jashtëm të BE-së.

“Në Ballkanin Perëndimor kemi sfida të sigurisë. Së bashku me kolegët e jashtëm shpresoj që sot do ta përdorim diskutimin për çështje të paqes dhe sigurisë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe në Evropë. Kosova dy muaj më parë është përballur me akt agresioni të hapur nga fqinja Serbia. Presim nga BE-ja, nga ministrat sot, por edhe nga strukturat tjera, të kenë qëndrim të qartë për ta adresuar këtë sulm dhe për të adresuar çdo gjë duhet në mënyrë që agresori të përballet me pasojat”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se Kosova është partnere e vendosur e BE-së dhe do ta vazhdojë rrugën e integrimit euroatlantik.