Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova është e hapur ndaj mundësisë për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të vendit.
Gërvalla ka folur pas takimin me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky të martën në Pragë, raporton agjencia Reuters.
Zgjedhje të reja në veri është një nga kërkesat që kanë ndërkombëtarët për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës. Kërkesa tjetër është largimi i Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës nga objektet e komunave, e po ashtu është bërë kërkesë që kryetarët e sapozgjedhur ta ushtrojnë detyrën nga objekte alternative.
“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në ato katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja duhen hapa të ndërmjetëm”, ka thënë Gërvalla.
Gërvalla ka thënë se një nga ato hapa është “zotimi nga Serbia se nuk do të ketë më kërcënime ndaj qytetarëve serbë në Kosovë që të mos marrin pjesë në zgjedhje.
Ajo ka thënë se njerëzit nuk duhet të ndihen të frikësuar nga bandat kriminale.
-
Gërvalla: Zgjedhjet në veri të mbahen, por duhen veprime paraprake
-
Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë
-
Gërvalla për anëtarësimin në KiE: Kosova gjithmonë duhet t’i mbipërmbushë kërkesat
-
Gërvalla në Vjenë ngre nevojën për veprime konkrete mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
-
Prokuroria e Policia në gatishmëri në katër komunat veriore