Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka kërkuar reagim “racional” nga deputetët e partive të tjera në Kuvend për votimin e kandidates për kryetare të Kuvendit.
Ajo ka thënë se beteja politike bëhet për qeverinë dhe jo tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo situatë është e papranueshme, që kërkon zgjidhje të menjëhershme por për të gjetur zgjidhje të menjëhershme kërkon reagim racional nga deputetët e opozitës që bllokojnë kuvendin dhe duke e bllokuar, bllokojnë edhe mundësinë e tyre për të shtruar kontrollin e Kuvendit mbi institucionet e pavarura të Kosovës. Bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet sepse beteja politike bëhet për zgjedhjen e qeverisë,. Nuk bëhet për një temë që është e vetëkuptueshme”, ka thënë Gërvalla pas seancës që përfundoi me dështimin e përpjekjes së 20-të për konstituim.