Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pranuar sot një ftesë nga David McAllister, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, që të takohet me anëtarët e këtij komisioni.
Në ftesën e tij, siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, McAllister ka ftuar ministren Gërvalla t’u drejtohet anëtarëve të këtij komisioni në njërën prej takimeve të tyre, duke e parë si një mundësi të mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.
“Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

-
Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së
-
Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Gërvalla takohet me përfaqësues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal
-
Gërvalla apel publik deputetëve të LDK-së: Mos u bëni me bllokuesit
-
Gërvalla takohet me Kallasin të dielën