Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: BE-ja duhet t’i respektojë zotimet e saj, ta bëjë Kosovën së shpejti anëtare

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të martën në Sofje se Bashkimi Evropian duhet t’i respektojë zotimet që Kosovën së shpejti ta bëjë anëtare, njofton agjencia bullgare e lajmeve “BTA”.

Gërvalla ka marrë pjesë në Forumin “The EU Meets the Balkans” ku politikanë dhe ekspertë kanë diskutuar për mënyra se sit ë forcohet bashkëpunimi rajonal dhe për integrimin në Bashkim Evropian.

Gërvalla ka thënë se qytetarët në Kosovë e përkrahin fuqishëm integrimin në BE dhe se shteti po bën të gjitha përpjekjet për të plotësuar kushtet për anëtarësim. Ajo ka bërë thirrje për përparim të mëtutjeshëm drejt heqjes së regjimit të vizave për Kosovën, por shtoi se synimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi në BE.

Gërvalla ka shtuar se pas zgjedhjeve në Francë, ku Emmanuel Macron, e ka fituar edhe një mandat pesëvjeçar, shpreson se do të ketë progres.

Ministrja ka thënë se është e bindur se Bashkimit Evropian nuk I duhet luftë për të vlerësuar rëndësinë e vazhdimit të zgjerimit dhe të integrimit të pjesës tjetër të Evropës.

“Mesazhet që po i dërgohen Ballkanit Perëndimor duhet të jenë shumë të qarta”, tha Gërvalla.

Edhe Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë Arbëri Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë

Pjesëmarrës në Forum ka qenë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Kam cekur se na duhet një momentum për integrim në BE të Ballkanit Perëndimor. Rajoni duhet ta përdorë këtë pa vonesa”, ka shkruar Lajçak në Twitter.