Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar 6401 votuesë nga diaspora prej 21.212 votuesve të verifikuar deri në mbrëmjen e djeshme, ka njoftuar në Facebook, organizata Germin, duke iu referuar vëzhguesve të vet brenda KQZ-së.
Germin shkruan se 14.811 votuesë janë aprovuar, derisa një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ-ja.
Sipas kësaj organizate, 2.805 votuesë janë refuzuar për shkak që nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2.076 janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 877 janë të paidentifikueshëm, 333 kanë dërguar fletëvotime dy herë dhe 310 votuesë kanë dërguar dokumente jo valide.

Artikuj të ngjashëm
-
Verifikohen 5.778 vota nga diaspora, refuzohen 1.632 prej tyre
-
KQZ-ja aprovon mbi 131 mijë kërkesa të diasporës për votim
-
Aplikimi për votim nga diaspora, thyhet rekordi i 2021-tës
-
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, aprovohen mbi 76 mijë aplikime nga diaspora
-
Aprovohen mbi 71 mijë aplikime për votim nga diaspora