Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës njëherësh Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë një reagim ndaj ministrit serb të Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, i cili lëshoi ngjarjen komemorative në shenjë proteste dhe tha se Kosova nuk është shtet.
Gecaj ka thënë se po të merreshin në konsideratë dëshirat e shtetit të Serbisë, kosovarët nuk do të ekzistonin as fizikisht.
“Po të merreshit në konsideratë ju dhe dëshirat e shtetit të Serbisë, ne sipas të gjitha gjasave as që do të ekzistonim fizikisht në trojet tona; por, e mira e të mirave është se ju më nuk u pyet askush se çka dhe se sa i lejohet Republikës së Kosovës. E vetmja arsye pse ne ende diskutojmë me ju, është interesi i shtetit të Kosovës dhe i qytetarëve tonë të përkatësisë serbe, të cilët fatkeqësisht ende nuk e kanë kuptuar tërësisht se rreth 100 mijë serbët e Kosovës janë vetëm karrem për shtyrjen para të interesit të rreth 7 milion serbëve të Serbisë. Serbët e Kosovës duhet dhe sigurisht që do të ndërtojnë ardhmërinë e tyre brenda shtetit dhe institucioneve kosovare”, ka shkruar Gecaj.
“Aleksandar Vulin: “Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të paraqitet në asnjë formë tjetër, përveç asaj që i lejohet”, ka përfunduar ai.
-
Vulini i përgjigjet Ambasadorit Scott: Shyqyr që s’ka qenë Vuçiqi në Qeveri, sepse do të fluturoje nga aty
-
Tahiri: S’ka ndarje, Serbia ta pranojë realitetin
-
Për Vulinin Thaçi është përfaqësues i një territori dhe jo shteti
-
Vulin në Sarajevë: Kosova është Serbi
-
Vulin: Për Kosovën bisedojmë gjithçka, përveç njohjes së pavarësisë