Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vulini i përgjigjet Ambasadorit Scott: Shyqyr që s’ka qenë Vuçiqi në Qeveri, sepse do të fluturoje nga aty

Foto: Koha

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksadar Vulin, pas deklaratës së Ambasadorit Amerikan në beograd, Kyle Scott, se Qeveria e Kosovës nuk është “e ashtuquajtur” por është Qeveri e Kosovës, ka thënë se Ambasadori, “me arrogancën e tij, ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund ta zhduk dinjitetin e saj”.

“Më vjen keq që Ambasadori Scott, arrogancën e tij nuk u përpoq ta shfaq në ndonjë ngjarje me presidentin Vuçiq, sepse atëherë ai do të fluturonte kokulur nga Qeveria. Por Serbia së paku e ka parë se kush lufton për Serbinë, e kush mendon vetëm për pjesën e tyre të poshtme”, tha Vulini, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton Koha.net.

“Ambasadori Scott, me arrogancën e tij, ka harruar se Serbia nuk është koloni dhe nuk mund ta zhduk dinjitetin e saj. Se Kosova është e ashtuquajtur dhe nuk është e pavarur, flet edhe fakti se nuk është anëtar i OKB-së. Apo, ndoshta, Ambasadori Scott ka filluar të flasë e mendojë në emër të Kombeve të Bashkuara”, tha ministri serb.

Ambasadori Amerikan në Beograd, Kyle Scott, tha sot nga ndërtesa e Qeverisë së Serbisë se Kosova nuk është e ashtuquajtur, por është Qeveri e Kosovës, me përfaqësues të zgjedhur.