Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit “Marrëveshja historike” midis Beogradit e Prishtinës do të arrihet sivjet. Vulin ka reaguar me cinikëm ndaj kësaj deklarate, duke u shprehur se Thaçi mund të thotë atë thotë, meqë ai është përfaqësues i një territori dhe jo i shtetit, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë serbe të lajmeve FoNet.
Ministri serb i Mbrojtjes, i njohur për qëndrimet e tij të skajshme ndaj çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve, u tha gazetarëve gjatë pauzës së tryezës së rrumbullakët mbi aspektet e sigurisë dhe mbrojtëse të problemit të Kosovës, tha se “si përfaqësues i një shteti serioz nuk mund të thotë se a do të ndodhë kjo”.
Sipas tij, është e padiskutueshme se politika e Prishtinës formulohet në Tiranë, prandaj zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të kërkohet në bisedimet me Shqipërinë
I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga Mali i Zi në lutjen e tij që ky shtet të mos dërgojë ushtarë në përbërje të NATO-s në Kosovë, tha se ende nuk kishte marrë. “Çfarëdo mbështetje për pavarësinë e Kosovës, për ne është problematike, sidomos me ata me të cilët kemi kufij të përbashkët dhe me të cilët në thelb jemi aq të afërt...” është shprehur ai.
Vulin ua ka parë për të madhe4 që e pyesin për aso gjërash, “ndërsa nuk pyesin si është e mundur që Rrustem Berisha të jetë pjesë e Qeverisë”, siç shprehet ai, “së ashtuquajtur të Kosovës”. “Ai është dikush që prezantohet si ministër i Mbrojtjes, njeriu i cili më 2015 është dënuar me dënim të plotfuqishëm nga gjykata jonë në Nish për krime lufte. Do t’ju isha mirënjohës të gjithë juve nga mediat sikur ta ndriçonit pak më shumë këtë fakt”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Në pyetjen shtesë të gazetarëve, pse pra, nëse është ashtu, deputetët e Listës Serbe me votat e tyre bënë të mundur të zgjidhet Qeveria e Kosovës, anëtar i të cilës është Berisha, Vulin është përgjigjur se për këtë duhet të pyesni përfaqësuesit e Listës Serbe, meqë, sipas tij, ata vendosin për këtë dhe jo Beogradi.
-
Ministri serb i Mbrojtjes: S’ka presion që na bën të pranojmë Ushtrinë e Kosovës
-
“Bota serbe” e Vulinit si kërcënim për rajonin
-
Vulin: S’duhet ta mbështesim integritetin territorial të Bosnjës, nëse ajo e njeh Kosovën
-
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Kosova po armatoset nga e gjithë bota
-
Vulin: Nëse shqiptarët e zgjidhin çështjen kombëtare, këtë do ta bëjnë edhe serbët