Edhe pse e pranon që kërkesa e kryeministrit Isa Mustafa për pezullim të kushtit për demarkacion, këshilltari i tij Bajram Gecaj thotë se Mustafa nuk ka dështuar në lobim për liberalizim të vizave në Bruksel.
Mustafa sot ka kërkuar nga komisionarin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulos, që të pezullohet kushti i demarkacionit për vizat, por kjo kërkesë është refuzuar fuqishëm. Megjithatë, sipas Gecajt, kjo kërkesë shtesë duket të kuptohet që nuk mund të pranohet qysh në takimin e parë.
“Kryeministri ishte në Bruksel, për të pezulluar kushtin e demarkacionit, por kjo kërkesë u refuzua”, tha Gecaj në Interaktiv të KTV-së. “Është e pamundur që vendime të tilla të merren menjëherë, këto vendime i merr këshilli, por jo për një takim”.
Ai ka thënë se do ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të BE-së dhe se nuk mund të konsiderohet akoma dështim kjo përpjekje e Mustafës. Gecaj ka shtuar se Mustafa ka përkrahjen e Partive Popullore Evropiane dhe se ai ka kërkuar pezullim të këtij kushti për dy vjet.