Komisioni Evropian është rezervuar të komentojë iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa për suspendimin e kriterit të demarkacionit, për së paku dy vjet.
Kur janë pyetur për kërkesën e shefit të Qeverisë, zyrtarë të Brukselit kanë kujtuar dy kriteret e mbetura-ratifikimin e demarkacionit dhe luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, të hënën, kryeministri Isa Mustafa ka nisur vizitën në Bruksel, ku pritet të takohet edhe me komisarin për migracion, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Tove Ernst, ka thënë për “Kohën Ditore” se Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës, “por nuk komenton mbi iniciativat e mundshme lidhur me përmbushjen e kritereve që kërkohen për liberalizimin e vizave”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mustafa në Bruksel do të kërkojë liberalizim vizash me kusht që demarkacioni të kryhet për dy vjet
-
Mustafa në Bruksel do të kërkojë liberalizim me kusht për Kosovën
-
Sot edhe një hap në procesin e liberalizimit të vizave
-
Vizat nuk hiqen para vitit 2019
-
Evropa: Ratifikimi i demarkacionit, një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave