Kryeministri Isa Mustafa, ka dështuar që ta bindë Komisionarin për Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopulos, që të suspendohet kriteri i Demarkacionit për vizat, raporton KTV.
Komisionari Avramopoulos i ka vlerësuar përpjekjet që Kosova i ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe e ka inkurajuar kryeministrin Mustafa, që të procedojnë për votim në Kuvend demarkacionin me Malin e Zi.
“Të dyja palët janë pajtuar që ky progres duhet mbështetur, dhe në veçanti për faktin se numri i të dënuarve është rritur. Avramopoulos shprehu përkrahjen e tij për Kosovën në fazat e fundit drejt liberalizimit të vizave, dhe paralajmëroi një vizitë në Kosovë para verës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
-
Mustafa s’gjen përkrahje në Bruksel për vizat, i kërkohet procedimi i demarkacionit
-
Avramopoulos: Ratifikimi i demarkacionit, hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave
-
Një vit më parë dështoi votimi për demarkacionin në Kuvend
-
Gecaj: Mustafa nuk ka dështuar në lobimin për liberalizim në Bruksel
-
Mustafa në Bruksel “lobon” për pezullim të kushtit të demarkacionit