Grupi i Deputetëve të Pavarur ka parashtruar në Kuvend kërkesën për të organizuar një debat të veçantë në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht unifikimit të pikave doganore ndërmjet këtyre dy vendeve.
Kërkesa për këtë debat parlamentar është mbështetur nga 11 deputetë të kësaj partie, me arsyetimin se të dy vendet janë vonuar për rezultatin që do të sillte unifikimi doganor, siç thonë ata, duke pasur parasysh numrin e lartë të bizneseve dhe të punëtorëve që kanë të dy vendet.
“Konsiderojmë që të dy republikat kanë potencial më të madh për të arritur deri në marrëveshjes e duhura e deri te ekzekutimi i tyre se sa arsyetimi publik”, thuhet në kërkesën e tyre, transmeton Koha.net.
{gallery}
-
Miratohet Rezoluta për unifikim të pikave doganore Kosovë-Shqipëri
-
Miratohet Rezoluta për unifikim të pikave doganore Kosovë-Shqipëri
-
Ymeri: Qeveria të tregoj për procesin e unifikimit të pikave doganore
-
Deputetët nga Kosova e Shqipëria mblidhen të premten në Prishtinë
-
Biznesi shpalosi 12 kërkesa, Rama e Haradinaj shpërfillën 11 prej tyre