Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarja e “Kohës Ditore” shpërblehet me Çmimin Vjetor në mbrojtje të fëmijëve

Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) në bashkëpunim me forum ZDF dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), përmes projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë ndarë çmimet vjetore për tregimet më të mira në media në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë për vitin 2017.

Gazetarja e “Kohës Ditore”, Edona Kutleshi, është shpërblyer me çmimin vjetor 2017 në mbrojtje të fëmijëve për reportazhin “Nxënësit që sakrifikuan me jetë për ndërtimin e shkollës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkrimi i gazetares Kutleshi flet për 7 nxënës që e kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë që kanë mbetur me të meta fizike në mungesë të shkollës në fshatin Stapanicë, gjysma e të cilit i takon komunës së Klinës e gjysma Komunës së Malishevës.

Fëmijët detyroheshin të kalojnë magjistralen Prishtinë- Pejë për të ndjekur mësimin në Kijevë të Malishevës e që kjo kishte ndikuar që fëmijët të goditeshin nga automjetet.

Sipas organizatorëve, në këtë konkurs kishin aplikuar gjithsej 18 gazetarë.