Gazeta zyrtare publikoi mbrëmë vendimin se Talat Xhaferi është kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kjo nënkupton se fillojnë të rrjedhin 10 ditë për dhënie të mandatit për formimin e qeverisë së re.
Ditë më parë Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare. Letra u konfirmua edhe nga kabineti i presidentit, nga ku theksojnë se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës dhe praktikës së vendosur, transmeton KP.
Derisa ekspertët thonë se së shpejti do të kemi qeveri të re. Ata presin që Presidenti Ivanov mandatin për formim të qeverisë t’ia jep Zoran Zaevit. Në të kundërt shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë Qeverinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhaferi: Ivanov ka dhjetë ditë për të dhënë mandatin qeveritar
-
Velanovski ia dorëzon kabinetin e kryeparlamentarit Talat Xhaferit
-
Talat Xhaferi, ultimatum 10 ditësh Ivanovit
-
Talat Xhaferi merr sot detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
-
Xhaferi rizgjidhet kryeparlamentar në Maqedoninë e Veriut