Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gatishmëri e Britanisë për të shtuar bashkëpunim me Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me Nën-Sekretarin Permanent dhe Udhëheqësin e Shërbimit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Simon McDonald, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizitë rajonale.

Ata, njofton kumtesa qeveritare, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale në vend, me theks të veçantë krijimin e institucioneve të reja, sfidat dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rrugën drejtë zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit, dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj e falënderoi Nën-Sekretarin McDonald për rolin dhe kontributin e Britanisë së Madhe në të gjitha etapat e zhvillimeve për Kosovën.

Nën-Sekretari McDonald ritheksoi vullnetin dhe gatishmërinë e Britanisë së Madhe, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e ngushtë bilateral ndërmjet dy shteteve.