Përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës po tenton të krijojë opinion të gabueshëm lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Gashi ka thënë të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, se ekspertiza e dytë zvicerane për këtë rast tregon se provat janë manipuluar dhe, derisa sipas tij, prokurori e ka ditur shumë mirë se çka mund të presë nga materiali që ka dërguar në Institutin zviceran.
“Prokuroria po tenton të krijojë opinion të gabueshëm duke publikuar një pjesë të ekspertizës plotësuese. Kjo ekspertizë është e pranueshme prej familjarëve të Astritit dhe prej nesh, sepse ka treguar që provat janë manipuluar dhe ekspertiza ka dhënë përgjigje në provat që ka dërguar prokurori, e prokurori e ka ditur paraprakisht se çfarë mund të presë nga materiali që e ka dërguar. Prokurori e ka ditur që do të gjendet ADN-ja e Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se provat që ka dërguar prokurori për rastin Dehari në Institutin e Zvicrës kanë qenë të mbuluara dhe se në to nuk kanë mundur të gjenden as gjurmë papilare.
Prokuroria Speciale Kosovës, ka njoftuar të martën se më 1 prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Sipas njoftimit dërguar mediave, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë për rastin e Astrit Deharit, konstaton se “analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me Deharin, në momente të afërta me vdekjen (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali) nuk kanë treguar profil të ADN-së për veç të atij, Astrit Dehari”.
Edhe
Gashi: Prokuroria Speciale po manipulon, Astrit Dehari është vrarë
Gjithashtu në raport, sipas Prokurorisë Speciale, thuhet se analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Deharit, kanë treguar prani të kafeines e jo të etanolit.
Publikimi i vetëm dy konstatimeve ka nxitur reagimin e avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi e po ashtu të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu të cilët e kanë quajtur tentativë për manipulim nga Prokuroria.
-
Avokati dhe familja kërkojnë përjashtimin e prokurorit Shefkiu nga rasti “Dehari”
-
Ekspertiza zvicerane përplas familjen Dehari e pushtetin me Prokurorinë
-
MD-ja akuzon Prokurorinë Speciale për propagandë e manipulim në rastin Dehari
-
Haxhiu: Institutit zviceran iu dhanë prova të dëmtuara për rastin “Dehari”