Ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në listën e PDK-së nuk do të ketë listë të kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin.
Ai shtoi se janë 110 deputetë të cilët do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Listës i prin kryetari Kadri Veseli, deri sa ka shtuar se pjesë e saj do të jenë edhe shumë emra të rinj. Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës i janë bashkuar PDK-së dhe besoj që pjesë e listës do të jenë edhe prurjet e reja nga arti, sporti, diaspora e biznesi. Nga 110 kandidatët për deputetë asnjëri nga ta nuk ka probleme me ligjin”, ka thënë ai.
Sipas tij PDK-ja është subjekti i parë që ka filluar të luftojë me korrupsionin.
Ai tutje ka konfirmuar se është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë duke shtuar se pjesë e kësaj liste nuk do të jetë edhe Flora Brovina.
Gashi tutje ka shtuar se pjesa dërmuese e deputetëve që kanë qenë në legjislaturën e kaluar, janë edhe tash.
-
Partitë zotohen se nuk do të garojnë me persona që kanë probleme me ligjin
-
PDK-ja publikon listën me 110 kandidatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
Partia e Drejtësisë, pjesë e listës së LDK-së
-
Asnjë nga kandidatët për deputetë s’ka probleme me Ligjin për Zgjedhjet
-
Listat e kandidatëve edhe me persona që shkelën ligjin