Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka treguar qartë se çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues.
Përmes një reagimi në Facebook ai ka shtuar se ka vetëm dy rrugë përpara, konstituim ose zgjedhje të reja.
Reagimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot vendimin lidhur me konstituimin e Kuvendit. Mesazhi është i qartë: Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.
Nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit, Kuvendi ka vetëm 12 ditë kohë për ta përmbyllur procesin.
Gjykata i ka obliguar të gjithë deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre në interes të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Logjika kushtetuese është e qartë: nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues, ai shpërndahet dhe qytetarët vendosin përsëri në zgjedhje brenda 45 ditëve. Nuk ka më justifikime për bllokada politike.
Edhe
Gashi: Ta konstituojmë Kuvendin, pastaj bisedimet le të vazhdojnë për Qeveri dhe president
Pra, rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje.
Kushtetuesja: Seanca konstituive nuk ka përfunduar
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen...-
Gashi: Kushtetuesja konfirmoi se kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur
-
Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatës kryesor
-
Gashi: Nëse s'ka zgjidhje, shkojmë në zgjedhje
-
KDI: Deputetët t’i drejtohen Kushtetueses, ka tejkaluar rrafshi i mosmarrëveshjeve politike