Avokati Tomë Gashi, me një shkresë drejtuar Prokurorisë Speciale, e të cilën e ka postuar edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që të nxirret aktvendim për hetimet drejt zbardhjes së rastit të vdekjes së Astrit Deharit të orientohen si zbulim i vrasjes.
“Nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kërkohet që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit (Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës), të shtytësve në vrasje (Neni 33 i KPK-se), të atyre që e kanë fshehur vrasjen për tri vjet dhe të atyre që e kanë ndihmuar në çfarëdo forme kryerjen e veprës penale të vrasjes (Neni 33 i KPK-se), si dhe të gjithë atyre që në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të Astrit Deharit në bashkëkryerje kanë vepruar si grup i organizuar kriminal (Neni 34 i KPK-së)”, thuhet në deklarimin e Gashit.
Nesër, në orën 12:00, me rastin e 3 vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ende në rrethana të pasqaruara, do të mbahet një marsh protestues, ku do të kërkohet drejtësi për ish-aktivistin e Vetëvendosjes.

-
Gashi kërkon të jetë prezent gjatë intervistimit të ministres Haxhiu
-
Nesër protestë për Astrit Deharin
-
Avokati Gashi kërkon hetime intensive për rastin e vdekjes së Astrit Deharit
-
Gashi e akuzon Prokurorinë për neglizhencë në rastin “Dehari”
-
Gashi: Ata që u përfshinë në vrasjen e Deharit do të ndiqen penalisht