Arbëri

Gashi: Do ta respektojmë rezultatin që del nga votëbesimi

Arben Gashi

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se do ta respektojnë cilido që të jetë rezultati i votëbesimit në rast se kryetari aktual Lumir Abdixhiku e kërkon një gjë të tillë.

Para hyrjes ku do të mbahet Kuvendi i LDK-së, Gashi ka thënë se është në diskrecion të kryetarit se çfarëdo të kërkojë, ndërsa shtoi se nuk janë në fazën e kandidaturave të tjera.

“Është në diskrecion të kryetarit të LDK-së a do votëbesim apo pushim për një kohë të caktuar. Nuk jemi në fazën e kandidaturave të tjera. Kemi të bëjmë me vlerësimin e punës së kryetarit aktual, të kërkuar nga vetë ai. Të shohim çka po i ofron Kuvendit.  Nëse ofron dorëheqje është akt vullnetar, i zbatueshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse kërkon votëbesim, është çështje e votimit dhe duhet të mbahet votimi i fshehtë sipas statutit të LDK-së. Cilido që të jetë rezultati, do ta respektojmë”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se LDK-ja do ta ruajë unitetin edhe pas këtij Kuvendi.

“Demokracia do të triumfojë në LDK, do të ruhet unitetit, shpresa, angazhimi dhe bashkarisht do t’i japim ofertën më të mirë Kosovës”, u shpreh Gashi.

Lexo përditësimet tjera
Lumir Abdixhiku

LIVE: Kuvendi i LDK-së, kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun