Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Aktivistët e VV-së akuzohen për terrorizëm për “alibi ndërkombëtare”

Tomë Gashi, avokati mbrojtës i aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin në Kuvend, ka ripërsëritur qëndrimin se gjykimi ndaj tyre është krejtësisht lojë politike.

Gashi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nuk ka asnjë provë materiale që lidh aktivistët e Vetëvendosjes me sulmin ndaj Kuvendit më 4 gusht të vitit 2016.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka kurrfarë prove materiale. S’ka gjurmë as të ADN-së as të asgjëje tjetër, se këta janë sulmuesit. Nuk është gjetur asnjë provë fajësuese. Është çështje tepër politike dhe nuk është fundi i botës që këta kanë qëndruar në paraburgim e edhe në masën e arrestit shtëpiak sepse kemi pasur rast të aktivistit tjetër Trim Gashi që ishte arrestuar për akuzën sulm ndaj kryeministrit dhe më pas ishte liruar i pafajshëm, nga gjykata që e kishte mbajtur në paraburgim për gjashtë muaj”, ka thënë ai.

Gashi thotë se pret që aktivistët të shpallen të pafajshëm dhe se aktakuzat për terrorizëm ndaj aktivistëve të VV-së, detyron edhe institucionet e shteteve të tjera të kenë kujdes nga këta aktivistë.

Sipas Gashit, prokuroria me qëllim ka ngritur aktakuzë të shpejtë ndaj aktivistëve, në mënyrë që të mos u jepet rasti për mbrojtje edhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Të gjithë e dimë për rastin e Astrit Deharit. Ai ka qenë i shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht dhe ka hy në paraburgim me pranga e ka dalë i vdekur. Shoqëria civile ka kontaktuar edhe organizata ndërkombëtare si Amnesty International. Kam kontaktuar edhe unë, por kur u themi se ai ishte i akuzuar për terrorizëm ata menjëherë ftohen. Për këtë mendoj se prokuroria është ngutur që të ngre aktakuzë ndaj të tjerëve”, ka shtuar ai.