Të akuzuarit për terrorizëm, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë mohuar aktakuzën me të cilën ngarkohen duke thënë se janë të pafajshëm.
Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi janë deklaruar sot në seancën e parë gjyqësore ku u është lexuar aktakuza e ngritur ndaj tyre për sulmin në Kuvendin e Kosovës që ka ndodhur më 4 gusht të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse nuk iu dha fjala nga gjyqtari, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi tha se “akuza ndaj tyre është politike dhe e montuar sepse pafajësia e tyre është dëshmuar edhe në raportin e Forenzikës”, transmeton KP.
Sipas tij, fajtorë janë vetëm se kundërshtojnë një, siç e quajti ai, “pushtet kriminal”.
Edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve e kanë quajtur aktakuzën politike pasi që sipas tyre nuk ka dëshmi se ata e kanë kryer veprën me të cilën ngarkohen.
Me këtë rast ka reaguar prokurori i çështjes Abdurrahim Islami i cili tha se mbrojtësit e të akuzuarve mbajtën fjalime politike.
Avokatët kërkuan lirimin e klientëve të tyre nga arresti shtëpiak gjë që u refuzua nga gjyqtari Beqir Kalludra.
Seanca e ardhshme për aktivistët e VV-së do të mbahet më 30 mars.