Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohen edhe tre aktivistë, Vetëvendosje kërkon lirimin e tyre

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli fajtorë katër aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin në Kuvend, Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, janë arrestuar edhe tre aktivistë të tjerë.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë arrestuar Januz Shatri, Luan Hoti dhe Amir Kuqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë leximit të padrejtë, i cili e gjymton rëndë drejtësinë në Kosovë janë arrestuar aktivistët: Januz Shatri, Luan Hoti, Amir Kuqi të cilët e shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë vendim që shpall fajtorë aktivistët: Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vetëvendosje me këtë rast ka thënë se kërkon lirimin e tyre dhe anulimin e proceseve të padrejta politike.

“Ata, sikur të gjithë që ishin aty prezentë, sikurse të gjithë që e kanë dëgjuar këtë lajm absurd, nuk pajtohen dhe do ta kërkojnë drejtësi. Kërkojmë lirimin e tyre dhe anulimin e proceseve të padrejta politike”, përfundon njoftimi.

Kujtojmë se tre të dënuarit me mbi 5 vjet burgim janë dërguar menjëherë në paraburgim, ndërsa Adea Batusha do të mbrohet në liri.

Deputeti Frashër Krasniqi ka marrë dënimin më të madh. Ai është dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi me 6 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e 5 muaj dhe Adea Batusha me dy vjet heqje lirie.