Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: 612 milionë euro investime të huaja direkte deri në shtator, 60%e tyre patundshmëri

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se investimet e huaja direkte kanë arritur në 612 milionë euro deri në muajin shtator të këtij viti.

E ftuar të martën në “60 Minuta” të KTV-së, Gashi ka thënë se 60 për qind e këtyre investimeve kanë qenë patundshmëri.

“Investimet e huaja direkte kanë arritur 612 milionë deri në shtator të vitit 2023, nga to 60 për qind është patundshmëri që e ndërlidh në një formë ose tjetrën qytetarin e Republikës së Kosovës që jeton jashtë vendit. Është struktura, remitenca e para e më pas investimet e huaja në rend të dytë. Në aspektin e remitencës është çështje personale, është shumë vështirë ta rikanalizosh, por ka modele që po punojnë për ta rikanalizuar. Remitencat shkojnë në buxhetin familjar, ato janë kryesisht konsum, mirëpo këto lëshojnë një hapësirë shumë të madhe dhe bashkë me Ministrinë e Financave dhe ministritë tjera të linjës gjenerojmë modelet që janë të qasshme për qytetarët e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Gashi ka shtuar se sa i përket investimeve të huaja direkte në Kosovë nuk ka dallim nëse janë nga diaspora apo janë të huaja.

“Investimet e huaja direkte në Kosovë nuk kanë dallim nëse është diasporë apo është i huaj. Kemi vetëm investime të huaja direkte. Por lehtësisht thuhet se një pjesë e madhe e investitorëve të huaj janë pjesëtarë të diasporës sonë”, ka thënë Gashi.

Edhe Jakurti: Diaspora investon në patundshmëri, t’i kërkohet të investojë në sektorë produktivë Arbëri Jakurti: Diaspora investon në patundshmëri, t’i kërkohet të investojë në sektorë produktivë

Ajo ka përmendur edhe themelimin e Gjykatës Komerciale si një prej elementeve kryesore që ndikon në investimet e huaja direkte në Kosovë.

“Mënyra se si Republika e Kosovës i mbledh dhe i shpërndan taksat ka një besim të qytetarit. E kemi themeluar dhe e kemi funksionalizuar Gjykatën Komerciale, e cila është një prej elementeve kryesore për investitorin e huaj që dëshiron të investojë në Kosovë. Ky është bazamenti, Gjykata Komerciale është një garantor. Paralel me të është ofrimi i shërbimit”, ka theksuar ajo.