Zef Dedaj, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), ka thënë se 50 për qind e investimeve të huaja në Kosovë janë në sektorin e patundshmërisë. Megjithatë, siç thotë ai, ka rritje totale të investimeve të huaja direkte në Kosovë, sidomos në dy vjetët e fundit.
Sipas Dedajt, ka pasur rritje të investimeve të huaja edhe në vitin 2022, edhe në vitin 2023 – krahasuar me vitet paraprake.
“Kemi rritje në investimet e huaja. Në vitin 2022, kemi pasur rritje 84 për qind apo 732 milionë euro në krahasim me vitin paraprak. Në periudhën janar – tetor të vitit 2023 kemi vlerën e investimeve të huaja prej 700.6 milionë euro. Kur t’i kemi shifrat deri në dhjetor, do të kemi rritje edhe më shumë se në vitin 2022. Sektori i patundshmërisë prin me 50 për qind, megjithatë kur kemi rritje totale të madhe, kemi edhe shpërndarje të mëdha të investimeve, përfshirë teknologjinë informative apo energjinë”, ka thënë Dedaj.
Sipas tij, fokusi i KIESA-s është që të rriten më shumë investimet në sektorin e prodhimit apo teknologjisë.
“Kemi identifikuar shtatë sektorë që kanë vlerë të shtuar dhe potencial – kryesisht nga sektori i mallrave. Ligjin për Investime të Qëndrueshme fatkeqësisht është në Gjykatën Kushtetuese. Përmes këtij ligji, synojmë t’i fokusojmë tërheqjen e investimeve të huaja në sektorët që kanë potencial për zhvillim. Do të kemi program konkret për sektorët ku duam t’i tërheqim investimet e huaja”, ka shtuar Dedaj.
Partnerë kryesor të investimeve të huaja, siç ka bërë të ditur Dedaj, janë Gjermani, Zvicra, SHBA-ja e Turqia.
Edhe
Ekonomia e varur nga diaspora
Dedaj ka thënë se është lajm i mirë që eksporti po rritet, pavarësisht se e pranon që në Kosovë vazhdon të dominojë importi.
Ai ka deklaruar se vetëm në vitin 2023 ka takuar mbi 50 investitorë të huaj potencialë dhe, sipas tij, interesimi i tyre për të bërë biznes në Kosovë është “jashtëzakonisht i lartë”.
-
Jakurti: Diaspora investon në patundshmëri, t’i kërkohet të investojë në sektorë produktivë
-
Gashi: 612 milionë euro investime të huaja direkte deri në shtator, 60%e tyre patundshmëri
-
Diaspora vazhdon investimet në shtëpi e banesa – pa efekt afatgjatë në ekonomi
-
Rriten për mbi 60% investimet direkte nga Gjermania në Kosovë