Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gara për Tiranën më 9 nëntor, Binaj kandidat i pavarur

Florian Binaj

Florjan Binaj është kandidati i pavarur përballë Orgerta Manastirliut në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit në Tiranë. Ai ka marrë përkrahjen e partive opozitare.

Në konferencë për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha i kërkoi aleatëve ta mbështesin këtë kandidat.

“Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës. Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur. Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij”, tha Berisha, raporton "Euronews Albania". 

Tirana udhëhiqej nga Erion Veliaj i PS-së deri në shkurt të këtij viti – pasi kishte fituar tre mandate radhazi. Por ai u arrestua në shkurt shkaku i akuzave për korrupsion, që përfshijnë të paktën 1.1 milion euro fonde publike. Ai akuzohet se u kishte dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme. Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën për të dhe shumë shpejt pritet të nisë gjykimi.

Këshilli Bashkiak i Tiranës më 23 shtator ka votuar me shumicë votash propozimin për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë bashkuar votat duke rënë dakord për largimin nga detyra të Veliajt.

Edhe Erion Veliaj shkarkohet nga pozita e kryebashkiakut të Tiranës Arbëri Erion Veliaj shkarkohet nga pozita e kryebashkiakut të Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Ai ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së.

Figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste në pushtet, Veliaj u arrestua nga SPAK-u në shkurt të këtij viti. Ai akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milionë euro fonde publike, të cilat pretendohet se u janë dhënë bizneseve e të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.