Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka thënë se përgjatë tri javëve është punuar në Kizhevak të Serbisë dhe aty sipas tij është arritur të shënjohet lokacioni i saktë i vendvarrezës masive me anë të imazheve satelitore.
“Në Kizhevak jemi rikthyer këtë vit, përkatësisht në këto 3 javë meqë është lokacion që po punohet nga 2015. Gjatë gërmimeve në 3 javët e fundit është arritë të haset në mbetje mortore, të shënjohet lokacioni i saktë i vendvarrezës së mundshme masive dhe sot jemi njoftu nga ekspertë mjeko-ligjorë që është hasë në mbetje mortore”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Ai tha se imazhet satelitore kanë qenë në dispozicion që nga fundi i vitit 2019, ndërsa shton se po presin të tkaohen për të vendosur si do të vazhdohet me mbetjet mortore të gjetura sot.
“Imazhet satelitore janë nisë në dispozicon në fund të 2019 dhe fillim të këtij viti. Gjatë shkurtit delegacionet kanë vizituar lokacionin dhe kemi arritë të shënojmë një hapësirë brenda lokacionit në Kizhevak këtë vit. Në këto tri javë ekspertë të Kosovës po ashtu kanë qenë të pranishëm bashkë me ndërkombëtarë në përcjellje të gërmimit dhe sot kanë njoftuar se është hasur në mbetje mortore. Po presim se si do vendosim të vazhdohet tutje për mbetjet mortore”, tha ai.
-
Të mërkurën rifillojnë gërmimet në Kizhevak
-
Gërmimet në Kizhevak vazhdojnë së shpejti, të enjten takimi me ekspertët serbë
-
Gjenden mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës në Serbi
-
Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër
-
Gara për gërmimet në fshatrat e Zubin-Potokut: Nga sot fokusi do të jetë në lokacionin e tretë