Gara zgjedhore nuk është e barabartë përderisa partia në pushtet përdor resurset publike në fushatë zgjedhore, vlerësojnë njohës të rrethanave politike. Përdorimi i të mirave publike e sidomos i vendimeve me karakter financiar nga partia në pushtet theksohet se do t’i vendosë në disavantazh subjektet e tjera politike në këtë periudhë elektorale. Është bërë thirrje që të zhvillohet garë e barabartë
Të pabarabarta në garën zgjedhore janë subjektet politike që janë në opozitë me ato që ende janë në pushtet, ndonëse në detyrë – vlerësojnë njohës të rrethanave politike.
Qemajl Marmullakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se vendimi i së premtes i Qeverisë për ndarjen e shtesave për disa kategori të shoqërisë në kohë fushate, e favorizon në zgjedhje partinë që është në pushtet, e i diskriminon të tjerat që nuk i shfrytëzojnë këto resurse shtetërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo në parim shkakton pabarazi, pasi që i jep mundësi një kaste specifike politike të një partie politike që të shfrytëzojë të mirat shtetërore për përfitime të partisë politike apo edhe personale. Prandaj, kjo në parim nuk duhet të ndodhë dhe i mbetet qytetarit që të jetë gjykatës i kësaj qasje. Mirëpo kjo duhet të shikohet edhe nga ana e institucioneve ligjore se në çfarë mase mund të ndikojë kjo në keqpërdorimin e të mirave shtetërore”, ka thënë Marmullakaj.
Ndërkaq, Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë se pas formimit të një Kuvendi funksional, do të duhej që brenda legjislacionit zgjedhor të përcaktohet qartazi se çka janë resurset publike dhe cilat mund të shfrytëzohen, në mënyrë që subjektet e tjera që nuk janë në pushtet të mos jenë në situatë të disfavorshme.
“Është parakusht që të garantohet një garë e barabartë zgjedhore, për shkak se përvoja nga tre palë zgjedhjet e fundit tregon që përtej këtyre, kemi pasur shumë raste të përdorimit të resurseve publike për qëllime të fushatës, e që i kanë vendosur partitë e tjera që nuk janë në pushtet në pozita të disfavorshme, përfshirë këtu edhe vetë vendimet me karakter financiar, si ndarja e shtesave, subvencioneve e të tjera”, ka thënë Cakolli.
Në IKD kanë thënë se përmes një iniciative qytetare, kanë filluar procesin e inicimit të plotësim-ndryshimi të Kodit Penal, që veprime të tilla në kohë të zgjedhjeve, të kategorizohen si veprime penale dhe të dënueshme.