Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1819 premtime

Instituti GAP përmes ka folur për premtimet e kryetarëve të komunave në zgjedhjet e fundit lokale.

Numrin më të madh të premtimeve për mandatin e qeverisës 2021-2025 ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me 206 premtime. Pasuar nga kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza me 123 premtime.

Në vendin e tretë është kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni me 109 premtime.

Kurse, me numër më të vogël të premtimeve prej të gjithë kryetarëve aktualë të komunave është kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me 19 premtime.

Kështu ka thënë Bekim Salihu analist politikash në Institutin GAP në një konferencë për media.

Edhe GAP: Gjithsej 1 mijë e 819 premtime, prej tyre 134 në shëndetësi Video GAP: Gjithsej 1 mijë e 819 premtime, prej tyre 134 në shëndetësi

Salihu theksoi se përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna.

Sipas GAP, premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave sipas fushave për mandatin qeverisës 2021-2025 janë 1 mijë e 819 premtime në total./KSP/