Organizata Jo-Qeveritare Green Art Center – Prishtina, e cila për qëllim kryesor ka mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, përkrahë plotësisht nismën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ditë më parë publikuan Udhëzimin e Ri Administrativ për gjobat mandatore, njofton kumtesa nga kjo OJQ, transmeton Koha.net.
Ky Udhëzim do të shqiptojë gjoba për të gjithë shkelësit e ligjit, me qëllimin kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik si dhe menaxhimin e mirëfilltë të mbeturinave. Këto gjoba do të fillojnë të shqiptohen nga kjo javë, ndërsa ato do të sillen nga 5 deri në 100 euro, ku do të ndëshkohet hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara.
“Kjo nismë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është e shumë pritur, pasi që Kosova ka pasur nevojë që një Udhëzim i tillë të hyjë në fuqi kohë më parë dhe se shkelësit e ligjit të ndëshkohen sa herë që ata veprojnë kundrejt tij”, ka thënë Merlina Beu Mucaj, drejtoreshë ekzekutive e GAC-it.
-
Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë
-
Basha: Gati 14 mijë euro u shqiptuan gjoba për tejkalim të peshës nga mjetet e rënda
-
Puna në deponinë në Matiçan vazhdon, edhe pas gjobës që mori Komuna e Prishtinës
-
Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5000 euro
-
“Mbeturinat.com”, platforma për largimin e mbeturinave inerte e vëllimore