Fushata për liberalizimin e vizave të hënën po zhvillohet në Mitrovicë të Veriut.
Në qendër të qytetit janë shpërndarë broshura për qytetarë të komunitetit serbë, derisa gjatë ditës do të vijohet edhe në Zveçan.
Ditë më parë, fushata është mbajtur në Prishtinë. Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve për respektim të rregullave të udhëtimit, pasi, siç ka thënë ai, në të kundërtën shteti rrezikon kthimin e regjimit të vizave.
“Liberalizimi i vizave është për vizita afatshkurtër dhe jo për studime dhe punë... Qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm se shkeljet e rregullave edhe individualisht, por kur pastaj të mblidhen mund të çojnë në gjoba dhe në ndalesë të zonës schengen”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
-
Nis fushata informuese për udhëtim pa viza, kërkohet që të respektohen rregullat
-
Kurti në Forumin Ekonomik, kërkon që Serbia t’i lehtësojë procedurat e transitit
-
Kurti: S’ka vullnet për shkarkimin e kryetarëve në veri, Kosovës t’i hiqen menjëherë masat
-
Qeveria: Kudo që të udhëtoni, mos harroni se shtëpia juaj është Kosova
-
Sveçla uron qytetarët për liberalizimin e vizave: Rrugë të mbarë si në shkuarje edhe në ardhje