Fondacionit Humanitar Golden Eagle është duke implementuar projektin “Shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë”, qëllimin kryesor i këtij projekti është shpërndarja dhe furnizimi me pako ushqimore për familjet në nevojë. Ky grant është financuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në kuadër të Masës 3.4 – Pako ushqimore për familjet në nevojë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ne kuadër të projektit Fondacionit Humanitar Golden Eagle ka paraparë blerjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, ky aktivitet parashihet te zbatohet brenda 2 muajve. Përmes kësaj ftese Fondacionit Humanitar Golden Eagle fton kompanitë apo bizneset për dorëzim të ofertave për furnizim me pako ushqimore.
Specifikat e ofertës:
Pako ushqimore përmban produkte bazike të ushqimit, së paku 70% e vlerës të produkteve që përmban një pako ushqimore duhet të jenë produkte vendore (produkte me barkod 390). Numri i pakove që planifikojmë te furnizohemi nga ofertuesi është 980 -1000 pako.

Kushtet minimale për aplikim:
Edhe
Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh
- Te jetë biznes i regjistruar dhe aktiv,
- Biznesi duhet të ketë aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, furnizimit me produkte ushqimore apo te ngjashme,
- Te jetë në gjendje të ofroj pakon sipas specifikacionit dhe sasinë e pakove ushqimore brenda 2 muajve.
Ofertuesit që plotësojnë kushtet minimale, përzgjidhen si ofertues të rregullt, ndërsa ofertuesi me çmim më të ulet për pako do të kontraktohet për implementim të aktivitetit.
Dokumentet e kërkuara për aplikim:
- Certifikata e biznesit të gjitha fletët,
- Oferta,
- Llogari bankare në emër te biznesit,
Koha dhe mënyra e aplikimit:
Koha e aplikimit është e hapur prej datës 30.05.2022 deri me 06.06.2022, ora e mbylljes për aplikim 16:00.
Edhe
Pretendimet për favorizim e çojnë sërish në OSHP tenderin për barna nga Komuna e Pejës
Aplikimi mund të behet përmes postes elektronike me subjekt “Ofertë për pako ushqimore” [email protected] duke ngarkuar dokumentet e kërkuar për aplikim.
Artikull i sponsorizuar